Përse duhet të na zgjidhni?

Njëzet breza studentësh të suksesshëm konfirmojnë cilësinë dhe besimin ndaj Akademisë Ivodent. 

Institucioni i vetëm universitar i Teknikëve Dentarë

Që prej vitit 2003, ofrojmë studime universitare 2, 3, 4 dhe 5 vjeçare në teknikat më moderne të laboratorëve dentarë.

Diploma të akredituara

Diplomat e Akademisë Ivodent janë të akredituara dhe njihen në gjithë botën.

Punësim i garantuar​

Nëpërmjet lidhjeve me tregun e punës Akademia Ivodent garanton punësimin e të gjithë studentëve të saj brenda vendit apo në Gjermani, Zvicër, Austri.

Trajnime ndërkombëtare

Trajnime të certifikuara ndërkombëtare nga lektorë gjermanë dhe zviceranë të kompanive partnere gjatë gjithë viteve të studimit dhe karrierës profesionale.

Mbështetje e vazhdueshme në karrierën profesionale

Studentët përfitojnë mbështetje financiare nga depoja dentare për hapjen e laboratorit privat.

Pyetjet e shpeshta

Ka një kërkesë në rritje nga brenda dhe jashtë vendit për laborantët dentarë që kanë marrë shkollimin e duhur pranë Akademisë Ivodent. Kjo për shkak se gjatë shkollimit punojnë me lektorët, materialet, aparaturat dhe instrumentat e kompanive lider që kanë krijuar dhe furnizojnë me teknologji dhe ide tregun dentar mbarëbotëror. 

Akademia Ivodent ka tarifën e studimit më të favorshme, krahasuar me institucionet e tjera private. Ne funksionojmë brenda të njëjtit korpus me depon dentare, klinikën dhe laboratorët, duke plotësuar kështu kushtet unikale për formimin cilësor të laborantëve dentarë.
Stafi i Akademisë Ivodent trajnohet periodikisht në qendrat e kompanive Ivoclar, Bego, Scheu Dental, Rhein 83, 3Shape etj.
Punësim i garantuar për studentët gjatë dhe pas studimeve, brenda dhe jashtë vendit.
Studentët trajnohen dhe certifikohen nga lektorë gjermanë dhe zvicerianë, për të gjitha llojet e punimeve protetike. 

Akademia Ivodent ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me laboratorë dentarë të mirënjohur në Gjermani, si: BIOSA Dental, O. Sz. L Zahntechnik GmbH, Probeauty Labor etj. Studentët mund të kryejnë internshipe (praktikume) në këto laboratorë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve. Më pas studentët nënshkruajnë kontrata të rregullta punësimi me këto laboratorë.

Studentët e Akademisë Ivodent kanë mundësi të shumta punësimi që gjatë studimeve si dhe pas përfundimit të tyre. Punësimi mundësohet nëpërmjet kontratave të Akademisë me laboratorët dhe qendrat dentare më të zhvilluara në Shqipëri, ku studentët konsolidojnë njohuritë praktike dhe garantojnë vendin e tyre të punës. Këtu bëjnë pjesë qendrat dentare lider në fushën e teknologjisë si: RealDent, AT Group, Dental Center Albania, Turk Dental Fier etj.

Akademia Ivodent ofron program 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Dentare”, certifikimi i të cilit njihet brenda dhe jashtë vendit.

Akademia Ivodent dhe të gjithë programet e saj janë të riakredituara me vendim për akreditimin periodik të Akademise Ivodent, nr. 09, datë 27.01.2023 të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë. 

Akademia Ivodent ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me laboratorë dentarë të mirënjohur në Gjermani, si: BIOSA Dental, O. Sz. L Zahntechnik GmbH, Probeauty Labor etj. Studentët mund të kryejnë internshipe (praktikume) në këto laboratorë në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve.

Akademia Ivodent është përfaqësuesi zyrtar i Ivoclar Academy në Liechtenstein dhe Academia Dental në Bremen, Gjermani. Lektorët e këtyre akademive trajnojnë studentët tanë çdo vit për të gjitha llojet e protezave dentare.

Akademia mban lidhje me dhomat e profesioneve të teknikëve dentarë në Köln dhe Koblenz. Kjo bën të mundur përshtatjen e planeve mësimorë në akademi dhe njohjen e shpejtë dhe të plotë të diplomave në Gjermani.

Akademia ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mariborit, Slloveni dhe Pancevo, Serbi.

Pagesa mesatare mujore për studentët që punojnë gjatë periudhës së shkollimit është rreth 20,000 lekë të reja, ndërsa për një student të sapodiplomuar rreth 50,000 lekësh të reja. 
Për laborantët dentarë me eksperiencë prej të paktën 2 vjetësh pagesa varion rreth 100,000 lekë të reja.
Pagesa në Gjermani për studentët pas diplomimi varion rreth 2200 – 3000 €.

Për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit si laborant dentar, mjafton paraqitja e diplomës së secilit program studimi të Akademisë Ivodent.

Workshop dhe Trajnime

Ju ftojmë të merrni pjesë. 

  • 26 Tetor 2023

    Dr. Francesco Capitelli

    Kalcium-Fosfatet, një histori suksesi në aplikime.

  • 16 Maj 2023

    CDT Simon Jurse

    Hapat e punës në Skanimin Intraoral. (demostrim)

    Niveli: Avancuar

  • 06 Maj 2023

    Dr. Rosario Acampora

    Aplikimet e sistemeve të Rhein 83

    Niveli: Avancuar

  • 05 Maj 2023

    CDT Simone Fedi

    Aplikimet e sistemeve të Rhein 83

    Niveli: Avancuar

  • 25 Prill - 02 Maj 2023

    CDT Uroš Kastelic

    Rreshtimi i dhëmbëve në protezën totale sipas parimit Biofunksional

    Niveli: Avancuar

  • 29-30 Mars 2023

    CDT Velimir Žujić

    Kurs shtresëzimi i Zirkonit

    Niveli: Mesatar/I avancuar

  • 27-28 Mars 2023

    CDT Velimir Žujić

    Kurs qeramike IPS Style

    Niveli: Mesatar

  • Nëntor 2022

    CDT Dragan Stolica

    Dizenjimi digjital i barit mbi implante

    Niveli: Fillestar/Mesatar

  • 6-11 Qershor 2022

    CDT Uroš Kastelic

    Rreshtimi i dhëmbëve në protezën totale sipas parimit Biogen

    Niveli: Avancuar

  • 23-26 Maj 2022

    CDT Davor Markovic

    Dizenjimi digjital i urave dhe kurorave Niveli: Fillestar/Mesatar

    Kurs qeramike IPS Style Niveli: Mesatar

Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Alumni

Institucion i besuar nga qindra studentë dhe profesionistë të fushës

5.0
5/5
238 Ratings
Public Reviews
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Në përfundim të studimeve të shkollës së mesme, ende nuk kisha vendosur për drejtimin tim në universitet. Pas regjistrimit në Akademinë Ivodent kuptova që drejtimi Teknik Dentar është i duhuri për mua dhe për këtë kam zgjedhur më të mirët.
5/5
Entela Miftari - Ferizaj
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Akademia Ivodent është zgjedhja ime për studimin e dytë. Mundësitë ishin të shumta, por falë stafit profesional dhe kushteve bashkëkohore të studimit, Akademia Ivodent rezultoi zgjedhja më e mirë, gjithashtu për të përftuar një profesion të ri në një kohë shkurtër dhe me mundësi punësimi jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar.
5/5
Antonina Mema - Elbasan
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Për mua studimi për laborant dentar është studim i dytë. Pasioni për artin dhe mbi të gjitha duke parë mundësitë e punësimit, si brenda dhe jashtë vëndit, vendosa që ti qasem profesionit të laborantit dentar. Prandaj vendosa të studioj tek Akademia Ivodent, e cila ofron teknologjinë e fundit bashkëkohore, kushtet e volitshme për studim e mbi të gjitha një staf të ngritur pedagogjik.
5/5
Ardit Çobaj - Ulqin
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Si nje gjimnaziste e sapo dalë nga bangat e shkollës dhe pa një ide shumë te qarte mbi degën që doja të ndiqja studimet e larta, mund të them se Akademia Ivodent ishte zgjedhja më e zgjuar që mund të bëja. Me nje staf të kualifikuar, sa profesional aq edhe mikëpritës, gjeta pikërisht degën me të cilen u apasionova. Sot, pothuajse në përfundim të vitit të dytë, jam gati për t’iu bashkuar tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.
5/5
Kejda Faiku - Tiranë
Akademia Ivodent Universiteti i Laborantëve Dentarë
Profesioni i laborantit dentar më ka bërë të ndjehem më e sigurt për të ardhmen dhe të bëj punën që më pëlqen gjithë jetën, pa kuptuar që po punoj. E adhuroj profesionin që zgjodha 😊. Akademia Ivodent më mundësoi praktikë profesionale gjatë studimeve.
5/5
Klea Pine - Tiranë
elbasan
Akademia Ivodent, ndryshe nga institucionet e tjera arsimore, ishte zgjedhja më e mirë për studentet si unë, të cilët vendosën të ndjekin studimet e larta me vonesë. Me programin akademik i cili përmban shumë orë praktike, më mundësoi të aftësohesha më shumë për të qenë gati për tregun e punës që në përfundim të vitit të dytë.
Florenc Hasa - Elbasan
5/5

Akademia Ivodent

Rruga “Fortuzi” nr 91

1016, Tiranë

info@ivodent.edu.al

+355 69 606 0775

+355 69 700 3070

© Akademia Ivodent – Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Rrjetet tona sociale
website